02/11/2025

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Evropë në 2022-shin, niveli më i lartë që nga viti 2015

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Evropiane të Azilantëve (EUAA), që raporton aplikimet për azil për 27 shtetet e Bashkimit Evropian, aplikimet totale për azil në këto 27 vende ishin 13 mijë, me rritje prej 16 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.

Nga dhjetori i vitit 2019, EUAA raporton të dhënat për 27 shtetet e Bashkimit Evropian, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (MB).

Kjo e fundit i raporton të dhënat veçmas. Të dhënat zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria e MB, të përpunuara nga “Monitor” treguan se në vitin 2022 kanë kërkuar azil në Britani 18,591 shtetas shqiptarë, duke shënuar një rekord historik.
Në total, për BE-27 dhe Mbretërinë e Bashkuar, aplikimet për azil në vitin 2022 arritën në 31.6 mijë persona, që është numri më i lartë që nga viti 2015 dhe shënon një dyfishim në krahasim me vitin 2021 (duke marrë të dy rajonet së bashku).

Në vitin 2015 u shënua një numër rekord aplikimesh në vendet e BE-së (që në atë kohë përfshinte dhe Mbretërinë e Bashkuar) prej 68 mijë personash.

Shifra u përgjysmua një vit më vonë dhe u luhat në nivelin e 22-25 mijë persona në 2017-2019. Viti pandemik e ndali vrullin, ndërsa nga 2021-shi nisi sërish rritja, për të arritur në vitin 2022 në nivelin më të lartë që nga 2015-a, ku efektin kryesor e dha fluksi i lartë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...