08/09/2025

Aksident tragjik në Luksemburg, pesë të vdekur – dyshohet për tre viktima shqiptarë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, ku për pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Ngjarja ka ndodhur në rrugën N15, mes zonave Feulen dhe Heiderscheid.

Sipas raportimeve të medias lokale RTL Info, një veturë dhe një furgon janë përplasur ballë për ballë rreth orës 22:00. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet kanë marrë flakë dhe janë përfshirë plotësisht nga zjarri, duke u shkatërruar në tërësi. Të gjithë personat që ndodheshin në automjetet e përfshira në aksident kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime nga komuniteti shqiptar në Luksemburg kanë publikuar në rrjetet sociale imazhe që pretendohet se i përkasin tre viktimave me origjinë shqiptare. Megjithatë, identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet luksemburgase, shqiptare apo kosovare.

Policia vendase ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të identifikuar viktimat. Rruga ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë, ndërkohë që shërbimet emergjente u angazhuan në shuarjen e flakëve dhe menaxhimin e situatës.

Autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare sapo të përfundojë procesi i identifikimit dhe ekspertiza teknike e ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...