07/09/2025

AUV: Produktet nga Shqipëria kontrollohen rregullisht, ngarkesat me pesticide të ndaluara në Kroaci nuk janë futur në tregun tonë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kroacia ditë më parë ka bërë ndalimin e disa ngarkesave me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, të cilat rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh dhe metali të rëndë si nikeli.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në shtetin fqinj, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se produkte të tilla nuk janë futur në tregun kosovarë.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, në një përgjigje për Telegrafin ka sqaruar se Kosova realizon kontrolle të rregullta dhe sistematike për çdo produkt të importuar, përfshirë frutat dhe perimet me origjinë nga Shqipëria.

“Kontrollet kryhen bazuar në planin nacional të kontrolleve zyrtare dhe të mostrimit, të cilat bazohen në vlerësimin e riskut. Në kudër të planeve me qëllim të monitorimit dhe kontrollit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime( përcaktimit të nivele të lejuara te mbetjeve -MRL), AUV ka marrë mostrat në mënyre sistemike, mostrat të cilat janë testuar në laboratorë të BE-së, me metoda konfirmative, ka deklaruar Thaçi.

Ai thekson se rezultatet e deritanishme kanë qenë të pranueshme dhe gjithmonë i janë referuar standardeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të BE-së për mbetjet e pesticideve.

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria – ndalohen në Kroaci pasi kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli
Lexo po ashtu
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria – ndalohen në Kroaci pasi kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli
Sipas Thaçit, në kohën e verës, përfshirë edhe muajin shtator importi i këtyre produkteve nga Shqipëria në Kosovë është minimal, pasi tregu vendor mbulohet me prodhime të brendshme.

“Frekuenca e mostrimit është e lartë gjatë sezonit të fluksit të importeve, ndërsa aktualisht kemi shumë pak apo aspak importe të këtyre produkteve nga Shqipëria, tregu mbulohet me prodhime vendore”, ka shtuar ai.

Zëdhënësi i AUV-it gjithashtu thekson se ekziston një bashkëpunim i mirë me institucionet homologe në Shqipëri, si Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Mbikëqyrjes Veterinare dhe Bimësore (AKMVB).

“Në çdo rast të dyshimeve për sigurinë e ndonjë produkti që tregtohet mes dy vendeve, shkëmbehen menjëherë informacionet. Kur kemi ndonjë dyshim konkret, AUV e ngrit menjëherë nivelin e kontrollit dhe ndërmerr masa shtesë për të verifikuar në detaje çdo produkt apo ngarkesë”, ka përfunduar Thaçi.

Ngjarja në Kroaci kishte ngritur shqetësime për mundësinë që ngarkesa të ngjashme të kishin hyrë edhe në tregje të tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, por sipas AUV-it, siguria ushqimore dhe kontrollet e rrepta mbeten prioritet i padiskutueshëm i autoriteteve vendore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...