Sipas raportit të fundit të Institutit GAP “Letërnjoftimi i Komunave”, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, prin me numrin më të madh të premtimeve të përmbushura për mandatin 2021–2025, në krahasim me kryetarët e komunave tjera të mëdha: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj.
Nga 123 premtime në total, kandidati i PDK-së për kryeministër ku ka përfunduar 72 premtime, 14 Gjysmë të përmbushura, 14 të Filluara, 23 ende nuk i ka filluar.
Pas komunës së Mitrovicës, me numrin më të madh të premtimeve që i kanë dhënë dhe i kanë realizuara, renditen, Peja, Gjakova, dhe Ferizaj.
Gazmend Muhaxheri kryetar i komunës së Pejës nga radhët e LDK kidhte dhënë 25 premtime, ku 14 prej tyre i ka përfunduar përgjatë vitit 2021-2025, 2 gjysmë të përmbushura, 5 të Filluara, 4 nuk kanë filluar.
Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës nga radhët e AAK, kishte 35 premtime, ku 19 i ka përfunduara, 5 gjysmë të përmbushura, 3 të Filluara, 8 ende nuk kanë filluar.
Ndërkaq, Agim Aliu kryetar i komunës së Ferizaj nga radhët e pdk, përgjatë kishte dhënë 69 premtime, ku tashmë janë 39 të përfunduara, 9 Gjysmë të përmbushura, 8 Të Filluara, 13 Nuk kanë filluar
Ndërkaq i pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama del të jetë dobët nga ajo se cfarë ka premtuar dhe se sa ka realizuar këto premtime, nga 206 premtime të dhëna, vetëm 73 ka përfunduar gjatë këtij mandati, 37 Gjysmë të përmbushura, 37 Të Filluara, 59 Nuk kanë filluar.
Në mesin e këtyre shtatë komunave dobët renditen edhe Prizreni edhe Gjilani sa i përket premtimeve të realizuar.
Sipas insituti gap, Shaqir Totaj kryetar i Prizrenit nga radhët e PDK, kishte dhënë 78 premtime, ku përgjatë këtij mandate ai i realizoi vetëm 42 premtime, 10 Gjysmë të përmbushura, 14 Të Filluara, 12 Nuk kanë filluar ende.
Dhe për fund, Alban Hyseni kryetar i komunës së Gjilanit nga radhët e Vetvendosjes kishte dhënë 109 premtime, ku përgjatë këtij mandati vetëm 55 i ka përfunduar, 14 Gjysmë të përmbushura, 17 Të Filluara, 23 Nuk kanë filluar.
Sipas insitutit GAP, Ashtu si në mandatin e kaluar (2017-2021), kur ishin pëmbushur 51% e premtimeve, edhe në mandatin aktual, shkalla e përmbushjes mbetet e njëjtë me 51%.