03/12/2024

Biden: Nëse mjekët më këshillojnë, mund të tërhiqem nga gara presidenciale

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për shkak të “gjendjes mjekësore” ka aluduar se ai mund të konsiderojë largimin nga gara presidenciale nëse mjekët e këshillojnë.

Kjo deklaratë e presidentit Biden, në një intervistë të transmetuar në “BETNews” vjen pasi demokratët i bënë presion në rritje për të dhënë dorëheqje.

Kjo intervistë u realizua para njoftimit të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë se Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke theksuar se simptomat e tij janë të buta.

Biden ka dhënë arsye të ndryshme me kalimin e kohës për atë që mund ta çojë në largimin nga gara presidenciale.

Të martën, gjatë fjalimit të tij në konventën kombëtare në Las Vegas, Biden shprehu mbështetje të fortë për zv/presidenten Kamila Harris, duke e miratuar atë si një “zv/presidente të shkëlqyer” dhe duke deklaruar se ajo është e aftë të shërbejë si “presidente e SHBA-së”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...