30/10/2024

Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Janë djegur dy vetura zyrtare sot rreth orës 01:36 pas mesnate të Komunës së Zveçanit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci i cili për këtë ngjarje ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thotë se shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë.

“Komuna e Zveçanit dënon rastin e djegies së dy veturave zyrtare të komunës. Rreth orës 01:36 pas mesnatës, një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballen me flakë zjarri pranë objektit të komunës sonë.

Menjëherë, pas informimit kryetari i komunës Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, shkruhet në status. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...