26/10/2025

Dogana konfiskon 50 mijë euro të padeklaruara në Vermicë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët e saj kanë konfiskuar 50 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vermicë.

Në njoftimin e Doganës, bëhet e ditur se udhëtari kishte thënë se nuk kishte asgjë për deklarim teksa pas kontrollit të hollësishim i janë zbuluar 50,000 euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit, njofton Dukagjini.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dogana e Kosovës ka apeluar të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare të respektojnë obligimet ligjore dhe të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10,000 euro, në hyrje apo dalje nga territori i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...