Turpi nuk paska kufinj….
UP-ja, do duhej të ishte Tempulli i Dijës – Jo Senati i “Elitës Aristokrate”
Pa kalkuluar në detaje të arriturat shkencore, vetëm një krahasim i shkurtër në google scholar (H Indexi me i lartë së i Komisionit Recensues së bashku më kandidatën e përzgjedhur. Linqet bashkëngjitur)!
Edhe përkundër dallimeve të prakahasueshme në shkencë, turpi i radhës nga Fakulteti i Mjekesisë është edhe me i madh kur vërehën falsifikime dhe shkelje të mëdha ligjore e të cilat behën qëllimisht nga anëtaret e komisionit, si:
1. Fallsifikim i numrit të publikimeve, prezantimeve, librave, përvojës së punës dhe të arriturave tjera….!!!;
2. Përzgjedhje e kandidatës e cila nuk është adekuate për ligjerimin e lëndes përkatese!!! Nuk di që dikund në botë, specialisti i lendëve kirugjike përzgjedhet për të ligjeruar mekanizmat shkencore të semundjeve internistike…!!!;
3. Mbyllja e syve të Komisionit Recensues duke shkelur qëllimisht nenin 10 te rregullores 27/04/2022 (Nr. Prot. 886), si dhe më tepër duke u munduar të kurdisin qëllimet e tyre për të përshtatur kërkesat për përzgjedhje të kanidates së paracaktuar. Nëna e kandidatës (siç duket me rekomnadim të komisionit), per t’ju shmangur konfliktit të interesit, bënë kerkesë për terheqje (Nr. Prot. 6128) të pjesshme, dhe kjo bëhet pikerisht më date 30.06.2023, përkatesisht pas mbylljes se konkursit të aplikimit!!!!; dhe
4. 100% e publikimeve, të publikuara së bashku më gjithë familjen e saj, ku të më njejtat punime janë graduar e gjithë familja më pare në të njëjtin fakultet (50% case reporte).
P.s.: Kam heshtur me dekada duke me privuar nga të drejtat e mia, mirëpo kësaj radhe do ti bejë publike çdo padrejtesi që me kanë shkaktuar ndërvite. Edhe pëkunder kërkesave institucionale që as mos të aplikoj kësaj radhe sepse pozitat e shpallura janë paracaktuara, unë qëllimisht kam aplikuar dhe do të ti mbrojë të drejtat e mia pakufi. Unë do ti bëjë publike të gjitha marrezitë e komisionit gjatë këtij procesi. Turp ju qoftë!!!!
Më tutje unë jam e hapur që të gjitha parregullsitë ti prezantoj para të gjitha mediave të interesuara, si dhe do ti ndjekë të gjitha rrugët e drejtësisë për të shperfaqur turpësitë e komisionit!” ka shkruar Ibadete Bytyqi në rrjetin social facebook/rti