30/10/2024

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore.

Nagavci në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se tashmë kanë filluar punën sa i përket çështjeve të furnizimit të shkollave me tekste shkollore.

“Janë finalizuar listat me tekstet e miratuara, janë ndarë të njëjtat me drejtoritë komunale të arsimit. Është kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit që katalogu të ndahet në shkolla dhe të zgjedhën nga aktivet profesionale, gjegjësisht këshillat drejtues të miratojnë lista e teksteve që propozohen për përdorim në shkollë.

Të njëjta na janë dorëzuar në fund të javës së kaluar në Ministri të Arsimit… dhe tashmë janë pranuar edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit tutje tha se puna në këtë drejtim po vazhdon.

“…Për çështjen e furnizimit me tekstet shkollore shumë shpejt do të kemi një konferencë të veçantë…”, tha ajo. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...