19/09/2024

Kërkohet ndihma e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se kanë kërkuar ndihmë nga përfaqësuesit e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se përfaqësuesit e KFOR-it kanë thënë që janë duke monitoruar gjendjen dhe duke analizuar mundësitë e intervenimit, njofton Klankosova.tv.

Tutje, AMM tregon se zjarri po vazhdon të përhapet edhe më tutje në drejtim të fshatit turistik të Prevallës dhe tashmë ka përfshirë edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit”.

“Edhe dje dhe sot ka vazhduar monitorimi i zjarreve ne zonën e Oshlakut dhe Prevallës në territorin e Parkut Kombëtarë “Sharri”.  Së bashku me stafin e DAPK “Sharri”, në monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit, janë angazhuar edhe mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit dhe një ekip e Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit. Në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij janë angazhuar edhe disa vullnetarë.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtaret e FSK për të bërë vlerësimin e situatës për ndërmarrjen e masave për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij”, thuhet në njoftim.

“Sot gjatë paradites, drejtori i DAPK Sharri z.Bajram Kafexholli, ka realizuar një takim edhe me përfaqësuesit e KFOR-it nga të cilët tash disa ditë është kërkuar intervenimi me helikopter për shuarjen e zjarrit. Përfaqësuesit e KFOR-it, kanë thënë që janë duke monitoruar gjendjen dhe duke analizuar mundësitë e intervenimit”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...