16/10/2025

Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare më 10 tetor në Gjermani, në qytetin e Siegenit.

Atje një burrë nga Kosova dyshohet se ka mbytur gruan e tij e më pas edhe veten.

Informacionet fillestare media i ka siguruar përmes lexuesve të vet, e më pas është interesuar dhe ka dërguar pyetje në Policinë e Siegenit.

Autoritetet gjermane e kanë konfirmuar rastin përmes një përgjigje për media.

Policia zbuloi detaje rrëqethëse për ngjarjen.

“Në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 10 tetor, një operacion policor u zhvillua në një kompani në Siegen. Punonjësit kishin gjetur të varur në një sallë të kompanisë (Maccostrase në lagjen Eiserfeld). Viktima (39-vjeçar) ishte po ashtu punonjës i kompanisë”, deklaron policia

Hetimet treguan se nuk kishte prova për ndonjë krim dhe se vdekja cilësohej si “Vetëvrasje”.

Por, më vonë, po atë ditë, gruaja e viktimës raportohet se u gjet e vdekur në banesën e tyre në Siegen.

Për shkak të ngjarjes, u krijua një skuadër e veçantë që do ta hetonte rastin. Pas autopsisë së bërë në trupin e 40-vjeçares, e cila konfirmohet të jetë shtetase gjermane, u konstatua se ajo është mbytur.

Sipas policisë së Siegenit, nuk ka prova se dikush jashtë kësaj familje mund të jetë i përfshirë, dhe se i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.

“Në bazë të gjetjeve të deritanishme tregohet fuqishëm se bashkëshorti 39-vjeçar është përgjegjës për vdekjen e 40-vjeçares. Hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe ende janë duke vazhduar. Rezultate të mëtejshme priten”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Bëhet e ditur se çifti bashkëshortor ka dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e Zyrës së Mirëqenies së të Rinjve.

Interesant është fakti se për rastin nuk është raportuar ende nga asnjë media në Gjermani, dhe këtë e konfirmon edhe Policia.

Prandaj, sipas përgjigjes për media, policia tha se meqë nuk ka pasur asnjë kërkesë nga mediat, është vendosur që, për të mbrojtur privatësinë e të mbijetuarve – veçanërisht të fëmijëve – të mos bëhet asnjë komunikim i qëllimshëm me shtypin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...