01/09/2025

Kushtetuesja konfirmon pranimin e kërkesës nga Lista Serbe, pa sqarime shtesë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është dorëzuar të shtunën në mënyrë elektronike në gjykatë. Megjithatë, nuk është përgjigjur nëse ajo kërkesë konsiderohet e ligjshme.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka konfirmuar se gjykata ka pranuar këtë kërkesë, më 30 gusht.

Duke u bazuar se deputetët e Listës Serbe nuk njohin as Kuvendin e Kosovës, të cilit së fundmi gjatë deklaratave iu kanë referuar si Kuvendi i Prishtinës, Gjykata Kushtetuese është pyetur se si iu kanë referuar Lista Serbe këtij institucioni, por Kushtetuesja nuk është përgjigjur as për këtë çështje.

Lista Serbe njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit, ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Lista Serbe njoftoi në Facebook se deputetët e saj dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese “për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë”.

Ajo tha se pret nga gjykata “të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet juridike në fuqi”.

Ankesa e partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar erdhi pasi kryetari i porsazgjedhur i kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe më pas përdori shortin për kandidatët për nënkryetarin serb.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...