19/09/2024

LDK bisedon për zgjedhjet e 9 shkurtit me misionin e BE-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përbërje nga nënkryetarja Doarsa Kica Xhelili dhe anëtarët e Kryesisë Besian Mustafa dhe Florian Dushi kanë pritur në takim misionin e Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve, të prirë nga Mette Bakken, zyrtare e politikave për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim u diskutua për parapërgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, çështjet organizative të LDK-së dhe programin politik “Rruga e Re”.

“LDK theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes së zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, si garanci për një proces të drejtë, transparent dhe të lirë”.

“Lidhja Demokratike është gati për zgjedhjet e 9 shkurtit; me strukturën, njerëzit, idetë e idealet të djathta dhe programin politik ‘Rruga e Re’!”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...