14/11/2024

LDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ligji për KPK-në ka një bazë të theksuar kundër-kushtetues duke centralizuar dhe politizuar KPK-në.

Ndërsa, për ligjin për KPM-në ai ka theksuar se synon të kontrolloj mediat dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.

Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marr për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës dhe se presin që Kushtetuesja të marr vendim sa më shpejt.

Këto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...