14/10/2025

Përparim Rama: Mamografi falas gjatë gjithë tetorit, Prishtina bashkohet në muajin ndërgjegjësues për kancerin e gjirit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka theksuar se edhe Prishtina është pjesë e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, prandaj me këtë qëllim, do të ketë mamografi falas gjatë gjithë tetorit.

“Tetori është rozë. Edhe Prishtina. Mamografia falas, gjatë gjithë tetorit në Prishtinë. E ti që je duke kaluar këtë sfidë, DO T’IA DALËSH!”, ka shkruar Rama.

Si rezultat, ai shtoi se bashkë po ndërtojnë një Prishtinë më të sigurt për të gjithë.

“Shëndeti i grave është përparësi e komunës së Prishtinës. Përkushtimi ynë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është më i madh se kurrë. Në qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ofrojmë kontrolla mamografie falas për të gjitha gratë. Sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë. Një vizitë sot, mund të bëjë diferencën për të ardhmen. Bashkë kujdesemi për shëndetin, bashkë ndërtojmë një Prishtinë më të sigurt për të gjithë”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...