10/09/2025

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës, ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, tash kryeshef ekzekutiv i Bordit të “Ibër-Lepencit”, si dhe ndaj Hysen Muzliukajt, ish-drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Të dy zyrtarët akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, më 25 prill 2021, ata dyshohet se, duke shfrytëzuar funksionet e tyre, kanë tejkaluar kompetencat për të përfituar dobi pasurore të kundërligjshme për persona të tretë, duke i shkaktuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) një dëm prej 125,100 eurosh.

Më konkretisht, të pandehurit i paraqitën Kuvendit Komunal të Mitrovicës një propozim-vendim për këmbimin e një prone të paluajtshme, të cilën e paraqitën si pronë komunale, ndonëse ajo ishte shpallur me interes të posaçëm publik.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurëve F.M dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike. Sipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”. Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...