15/01/2025

Shqipëria do të rrisë praninë e trupave të saj në kuadër të KFOR-it nga viti 2024

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është pritur në takim nga komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Prishtinë

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është pritur në takim nga komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, transmeton Anadolu.

Malaj nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se takimin me Ulutaş e ka zhvilluar në shoqëri me atasheun ushtarak, kolonel Altin Kurti. Malaj tha se gjatë këtij takimi me komandantin e KFOR-it, kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, derisa theksoi se Ulutaş ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që ajo i jep KFOR-it.

“I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024 Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”, theksoi Malaj.

Ambasadori shtoi se po ashtu në këtë takim ka bërë të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut. Petrit Malaj u emërua si ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, gjatë muajit shtator.

Malaj i cili e zëvendësoi ish-ambasadorin Qemajl Minxhozi, u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fillim të nëntorit, kur edhe u bë pranimi i letrave kredenciale të ambasadorit nga ana e presidentes Osmani, e cila shfaqi shpresën se “gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...