03/11/2025

Shqipëria hapi gjithsej 28 nga 33 kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, në cilën fazë ndodhet Kosova?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Procesi i anëtarësimit në Bashkimi Evropian është një proces i gjatë, kompleks dhe që duhet ndjekur një sërë fazash e plotësuar një sërë kushtesh para se një vend të bëhet anëtar zyrtar i BE-së.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në këtë proces integrimit.

Së fundi, të martën Shqipëria hapi për negocim edhe disa kapituj të ri, në fushat: tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

Me hapjen e katër kapitujve të ri, tashmë Shqipëria ka çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur, nga 33 sa janë.

Një vend fillon procesin e anëtarësimit në BE kur aplikon zyrtarisht për anëtarësim në Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Më pas bëhet një evaluim i kritereve të Kopenhagës (politike, ekonomike dhe aftësia e një shteti për të marrë përsipër obligimet si shtet i BE-së- acquis communautaire)

Statusi i kandidatit

Rekomandim mbi negociatat e pranimit

Korniza negociuese – Komisioni Evropian përgatit strategjinë negociuese, duke përfshirë një numër të ndryshueshëm kapitujsh negociues.

Procesi i shqyrtimit – Screening

Së bashku me kandidatin negociues, Komisioni Evropian kryen një proces të detajuar shqyrtimi të 33 kapitujve të acquis të BE-së për të përcaktuar nivelin e përgatitjes së kandidatit. Në këtë fazë evidentohet se çfarë duhet të plotësohet për të hapur dhe çfarë për të mbyllur grupkapitujt e negociatave në fusha të ndryshme.

Konferencat ndërqeveritare

Negociatat sipas secilit kapitull zhvillohen midis ministrave dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në konferenca ndërqeveritare.

Mbyllja e kapitujve të negociatave

I gjithë procesi i negociatave përfundon vetëm pasi të jetë mbyllur çdo kapitull.

Asnjë kapitull nuk mbyllet derisa çdo shtet anëtar i BE-së të miratojë progresin e kandidatit në atë fushë politike. Çdo kapitull mund të rihapet, nëse Komisioni Evropian mendon se kandidati nuk i plotëson kushtet.

Traktati i Anëtarësimit

Pasi të përfundojnë negociatat, Komisioni Evropian jep mendimin e tij nëse kandidati është gati të bëhet Shtet Anëtar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...