19/12/2025

Supremja e refuzon kërkesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit për anulimin e vendimeve të Themelores dhe Apelit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes së kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për t’i hedhur poshtë vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit.

Kjo, sipas Supremes, është refuzuar për shkak të veprave penale, atë të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimit të ndikimit dhe konflikti të interesit.

“Në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K., për shkak të veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të pandehurit, avokatët Virtyt Ibrahimaga dhe Taulant Ferizi, në seancën e mbajtur më datë 16.05.2023, kolegji i Gjykatës Supreme vendosi për refuzimin e kësaj kërkese”, thuhet në njoftimin e Supremes, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë vendim të Supremes, kryeshefi i KEK-ut mbetet në paraburgim./klankosova

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...