05/07/2024

Vetëvendosje përkujton njëvjetorin e sulmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në njëvjetorin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale serbe gjatë protestave të Zveçanit, ka thënë se sot një vit pas falë inistimit të institucioneve të Kosovës, Komuna e Zveçanit tashmë funksionon, me kryetar dhe me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, LVV me mbishkrimin “Republika nuk pezullohet” ka thënë se insistimi i institucioneve të Kosovës ka bërë që në Zveçan sot pamja të jetë krejt ndryshe, duke thënë se nuk alternativë tjetër përpos zbatimit të ligjit të Kosovës.

“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetushmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë.

Kjo u kundërshtua nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...