26/12/2024

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, ka deklaruar se Serbia që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, dhe kurrë nuk do t’i vë sanksionet Rusisë si dhe kurrë nuk do të lejoj që në territorin e saj të zhvillohen aktivitete anti-ruse.

“Serbia nuk është bërë dhe as që do të bëhet pjesë e histerisë anti-ruse”, tha Vulin, i cili kurrë nuk e ka fshehur afërsinë e tij me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se Serbia e respekton Rusinë, dhe bëri të ditur se tentimi për t’u izoluar Rusia është i pakuptimtë, që sipas tij Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e politikave të tilla.

“Kur Rusia kujdeset për Serbinë, atëherë edhe ne serbët e kemi më të lehtë. Po të mos mbijetonte Rusia ndër shekuj, as Serbia nuk do të mundte. Jemi popuj që na lidh jo vetëm e kaluar e përbashkët, por edhe e ardhmja”, shtoi Vulin.

Ai i përcolli Putinit, “përshëndetjet më të sinqerta vëllazërore të presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, që sipas tij do të dëshironte që edhe shumë kohë ta udhëheq Rusinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...