27/07/2024

100 biçikleta “kryeqytetase” pa vendparkim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Prishtinë kanë arritur 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik.

Por, për këto biçikleta ende nuk janë krijuar stacionet se ku do të vendosen.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë që se shpejti do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, thotë ai.

Rama thotë se “përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...