13/06/2024

1061 familje marrin asistencë sociale në kryeqytet, Sahiti: Po hartojnë politika për integrim në tregun e punës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti ka konfirmuar për EO se këtë vit më pak familje që janë pjesë skemës sociale, nga 1 400 sa kishin qenë vitin e kaluar, këtë vit përfitues të kësaj skeme janë 1 061 familje.

Drejtoresha Sahiti shtoi se janë duke hartuar politika që qytetari të jetë në rend të parë dhe bëri thirrje që si në nivelin qendror si në atë lokal të bëjnë përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët në arritjen e këtyre synimeve.

Krejt kjo me synim që të gjitha ata që janë të aftë për punë të integrohen në tregun e punës e mos të bëhen barrë e shtetit.

“Kur flasim për varfërinë, për rastet sociale në kryeqytet, kemi një lajm të mirë në kuptimin e asaj që fatmirësisht kemi një rënie të numrit të familjeve që janë përfituese të skemës sociale, që e marrin asistencën sociale derisa në vitin e kaluar, në qershor sipas statistikave të fundit i kishim 1 400 familje që kanë qenë përfituese. Këtë vit i kemi 1 061 familje që janë përfituese të skemës sociale, pra kemi një numër gati 300 familje që janë më pak. Kjo po tregon që ne po mundohemi ta shtrijmë rrjetin tonë si kryeqytet tek qytetarët në kuptimin e asaj që t’u ofrojmë hapësira, vende të punës. T’u tregojmë atyre që më mirë të jenë punëtorë në një vend të caktuar të punës, sepse çdo punë kur bëhet me nder është e mirë. Mos të jenë përfitues, barrë e shtetit”.

“Jemi duke shkuar në hartimin e këtyre politikave, edhe me viktimat e dhunës të cilat potencialisht mund të jenë edhe raste sociale duke i integruar në tregun e punës, dhe nuk bëhen barrë e shtetit, por përkundër bëhen kontribuues të zhvillimit ekonomik të shtetit. Si kryeqytet jemi në rrugë të duhur, jemi duke bërë më të mirën e mundshme çka mund ta bëjmë, dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë edhe me komuna të tjera, që t’u ndihmojmë edhe atyre që të aplikojnë edhe ato këto politika sepse vlerësojmë se janë shumë politika të shëndetshme sociale për të integruar secilën familje dhe individ në shoqëri”, tha Sahiti.

Drejtoresha Sahiti po ashtu tha se lehonat që janë të përfshira në skema sociale përfitojnë një shumë prej 500 eurosh.

“E kemi një kategori vetëm për lehonat që janë pjesë e skemës sociale dhe këtu u ofrojmë 500 euro në momentin që një grua e sjellë fëmijën e saj në jetë. Kemi me dhjetëra raste që kanë qenë deri më tani përfituese. Mbi 40 kalon shifra të cilën e kemi mbështetur dhe jemi të lumtur sepse për ne ka rëndësi që siç edhe e thash më herët që secili qytetar të trajtohet me dinjitet dhe ku ka më mirë sesa një bebes së sapoardhur në jetë t’i urojmë një mirëseardhje të tillë me një dhuratë të tillë që i’a bënë kryeqyteti”.

“Janë këto politika sociale të cilat janë mbështetur gjerësisht në masë të madhe nga secili qytetar që jeton në Prishtinë. Dhe ne vetëm se do shkojmë duke e zgjeruar gamën e ndihmesave dhe të vendimeve të mira në dobi sidomos të grupeve të margjinalizuara”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...