25/06/2024

13 vende me letër të përbashkët paralajmëruan Izraelin kundër ofensivës së madhe në Rafah

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një letër e përbashkët e nënshkruar nga 13 vende i është dërguar Izraelit, duke e paralajmëruar kundër një ofensive të madhe tokësore në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve në media, letra e përbashkët, e nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të 13 vendeve, përfshirë ekonomitë dhe demokracitë e mëdha, iu dërgua qeverisë izraelite të mërkurën duke i kërkuar gjithashtu Tel Avivit të lejojë qasje të papenguar humanitare në territorin e rrethuar palestinez.

E përditshmja gjermane “Suddeutsche Zeitung” raportoi se letra u nënshkrua nga vendet e G7-tës, respektivisht nga Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar si dhe nga Australia, Danimarka, Finlanda, Holanda, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Suedia.

Në letrën prej katër faqesh, ministrat riafirmuan mbështetjen e tyre për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur kundër grupit palestinez Hamas, por gjithashtu paralajmëruan kundër një ofensive ushtarake në shkallë të gjerë në Rafah, duke theksuar se kjo do të kishte pasoja “katastrofike” për civilët.

Ata theksuan se qeveria izraelite duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të zbutur përkeqësimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës. Ministrat kërkuan që Izraeli të hapë të gjitha pikat kufitare, përfshirë kalimin Rafah, për të siguruar dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht për civilët palestinezë.

Letra u kërkoi autoriteteve izraelitë të lejojnë qasjen e organizatave ndërkombëtare të ndihmës si dhe të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Gaza, të garantojnë sigurinë e punonjësve të ndihmës dhe personelit ndërkombëtar si dhe të japin leje të mjaftueshme për shoferët lokal të kamionëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...