16/09/2024

13 vjetori i opinionit të GJND-s, Fevziu: Vizitova Thaçin e të tjerët në Hagë, krenarë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazetari Blendi Fevziu sot në 13 vjetorin e konfirmimit të Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vizituar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Fevziu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar të gjtihë janë të bindur në pafajësinë e UÇK-së.

“Sot është 13 vjetori i konfirmimit të Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Në këtë ditë vizituam ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe përshendetëm 3 ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Të gjithë bashkë janë të bindur në pafajësinë e UÇK-së dhe krenarë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Fevziu. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...