15/06/2024

Për sulme fizike ndaj KFOR-it, arrestohet krimineli i radhës në veri të vendit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një person, i dyshuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

I dyshuari për sulm në Zveçan, është Nenad Orloviq i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

Sipas një videoje të shpërndarë në media, shihet momenti i arrestimit të të dyshuarit në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicën e Veriut.

I njëjti sipas policisë dyshohet për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it. Më 29 maj, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar pranë objektit komunal në Zveçan.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është personi i katërt që po arrestohet nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në veri që nisën që nga 26 maji.

Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Protestat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në veri të Kosovë – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...