04/10/2024

2023 rezulton viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, regjistrohen për herë të parë 10.1 milionë vizitorë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pritshmëritë e turizmit për 2023 u tejkaluan duke thyer një rekord shifrash për turistët të cilët kanë vizituar Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton se 10.1 milionë vizitorë të huaj kanë arritur të shijojnë Shqipërinë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke e bërë që parashikimet të jenë surprizuese.

Duke krahasuar shifrat sipas Institutit të Statistikave, jo vetëm sezoni veror ka përthithur turistë, por e dukshme shihet që edhe dhjetori ka kontribuar ndjeshëm me festat e fundvitit. Kjo pasi në vetëm 11 muajt e parë, INSTAT raporton se në territorin shqiptar kanë hyrë mbi 9 mln e 500 mijë shtetas të huaj, e për t’u kapitulluar në 10.1 milion në 12 muaj.

Por si është raporti i një muaji i cili nuk është në kulmin e sezonit turistik?

Referuar Institutit të Statistikave, pavarësisht se muaji tetor nuk bën pjesë në ato muajt ku kulmojnë vizitat e turistëve, sërish ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me atë të muajit tetor të vitit 2022.

Numri i vizitorëve në tërësi është rritur në 41.4%, e kësisoj të njëjtën ecuri ndjekin dhe dy treguesit e mëposhtëm si numri I vizitorëve resident është rritur me 44% si dhe jo-rezident në 39.3%.

Për t’u ndalur në netë-qëndrimet gjatë këtij muaji në 2023, statistikat tregojnë se është rritur gjithsej me 68.8% krahasuar me periudhën paralele të vitit të mëparshëm. Për të vijuar që edhe dy treguesit e mëposhtëm ndjekin të njëjtën rrjedhë, numri i netë-qëndrimeve nga rezident është rritur me 78.9% si dhe i netë-qëndrimeve jo-rezident është rritur me 62.1%. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...