22/10/2024

21 viktima nga zjarri në një kamp refugjatësh në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka shpërthyer në një ndërtesë në Kampin e Refugjatëve Jabaliya në veri të Gazës, njoftuan autoritetet palestineze.

Ministria Shëndetësisë në Gaza publikoi një deklaratë në të cilën njoftoi për shpërthimin e zjarrit, Mbrojtja Civile tha se kanë gjetur trupat e pajetë të 21 personave, në mesin e të cilëve gjenden edhe gra dhe fëmijë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Njoftohet se ekipet e mbrojtjes civile kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe kanë penguar përhapjen e tij në objekte të tjera.

Sipas vlerësimeve të para, zjarri është shkaktuar nga benzina e depozituar në pallat dhe hetimet për ngjarjen po vijojnë.

Në deklaratë thuhet se Abbas e ka përshkruar incidentin si “katastrofë kombëtare” dhe ka udhëzuar autoritetet përkatëse që të ofrojnë të gjitha llojet e mundësive për familjet e viktimave.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...