Tashmë dhe është zyrtare derbi i Anamoravës do të zhvillohet në Gjilan.
Takimi mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00, ky duel i takon xhiros 17’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndonëse ndeshja e parë mes skuadrave u zhvillua në Lipjan, kjo si shkak i kushteve jo të mira tek stadiumi i qytetit në Gjilan, tani skuadrat do ta zhvillojnë takimin në vendin e tyre.
Kështu, Gjilani ka njoftuar edhe për numrin e tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium për ta parë ndeshjen nga afër.
Kuqebardhët kanë njoftuar se ky derbi do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozerisë vendase, këtë rast “Skifterat” që përkrahin Gjilanin.
Postimi i plotë i Gjilanit:
“Tribuna qendrore e stadiumit sintetik do të jetë e hapur vetëm për tifozërinë vendase, ndërkohë kërkojmë mirëkuptim për numrin e limituar të personave të cilët do kenë mundësi të pajisen me bileta.
Biletat mund t’i merrni tek anëtarët e tifo grupit “Skifterat”, të cilat do të jenë të personalizuara me emra dhe mbiemra, si dhe do të mbajnë barkodin e veçantë për të këtë ndeshje.
Asnjë person nuk do lejohet të afrohet në hapsirat e stadiumit nëse nuk është i pajisur paraprakisht me biletë.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë”.