Sot në kazermën “Adem Jashari”, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t’u bërë kadetë të FSK-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së”,shtoi ai.