14/04/2024

23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tash e pesë ditë në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon të trajtohet pacientja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.

Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë për Telegrafin se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.

“Gjendja është stabile përkundër lëndimeve serioze që ka marrë, po qëndron e fjetur me barna”, tha ai.

23-vjeçarja u lëndua nga rënia e kulmit që ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.

Ajo ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...