17/07/2024

25 vjet çlirim, Osmani: Anëtarësimi në NATO, synim i Kosovës për të ardhmen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit, u shpreh kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë ata ishin shpëtimtarë.

Osmani tha se ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për ti dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë.

“Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar. Liria është më shumë sesa fjalë, është thelbi i qenies tonë, ajri që e thithim, ëndrra që guxuam ta ëndërrojmë dhe e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan dhe dhanë jetën çlirimtarët tanë. Hyrja e NATO-s nuk ishte thjeshtë fitore ushtarake dhe kapitullim i Serbisë Millosheviqiane, ishte triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se NATO në vitin 99 na dha mbështetjen përfundimtare për lirinë tonë, “ndaj ne sot synojmë dhe e meritojmë anëtarësimin në këtë organizatë ushtarake”.

Presidentja u shpreh se liria është e drejtë që edhe pasi të jetë arritur duhet mbrojtur dhe ruajtur me çdo kusht dhe me çdo çmim.

“Kjo na kujton se aleancat dhe partneriteti me shtetet janë po aq determinuese për ta garantuar e mbajtur lirinë e fituar duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë”, tha Osmani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...