12/10/2024

25 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve dhe nga beteja e Zhegocit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot bëhen 25 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Forcat serbe më 15 prill 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në Muze.

Po ashtu më 15 prill 1999, forcat serbe ia mësynë edhe Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë.

Ishte ora 05:30 kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet.

Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...