08/10/2024

25 vjet pas ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë, prezantohet hulumtimi dhe më pas diskutim publik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Më 26 shtator 2024, në orën 15:00, do të mbahet një ngjarje e rëndësishme në Prishtinë, organizuar nga forumZFD dhe mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) e Gjermanisë dhe Barabar Centre.

Sipas njoftimit për media thuhet se kjo ngjarje shënon 25 vjetorin e përfundimit të luftës 1998-1999 në Kosovë dhe punën çerekshekullore të forumZFD në vend.

Në fokus të kësaj ngjarjeje do të jetë prezantimi i dokumentit të politikave titulluar “25 vite pas: Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të autorëve Florian Bieber, Donika Emini dhe Marina Vulović. Ky punim hulumton perceptimet publike të narrativave dominuese të së kaluarës dhe ofron rekomandime për një angazhim më kritik me historinë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, do të hapë ngjarjen duke theksuar sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet Kosova në adresimin e së kaluarës së saj të dhunshme dhe traumatike. Ai do të theksojë nevojën për një qasje holistike ndaj drejtësisë, pajtimit dhe kulturës së përkujtimit.

Diskutimet do të zhvillohen në gjuhën angleze, me përkthim në shqip dhe serbisht. Ngjarja do të zhvillohet në Grand Hotel, Barabar Centre, kati 4.

ForumZFD është e hapur për të organizuar intervista mediatike me autorët pas ngjarjes për diskutime më të detajuara mbi studimin.

Kjo ngjarje ka për qëllim të ofrojë një platformë për akterët institucional dhe të shoqërisë civile për të reflektuar mbi aspektet që kanë kontribuar në adresimin e historisë së fundit të Kosovës dhe të diskutojnë rrugët që mbeten për t’u ndjekur në të ardhmen. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...