10/11/2026

26 vjetori i masakrës së Dubravës: Kriminelët e luftës duhen hetuar dhe ndjekur penalisht

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Masakrës së Dubravës, në një nga vendet më ekstreme të trashëgimisë së errët të kohës së luftës në Kosovë.

Në oborrin e Burgut të Dubravës, kryeministri Kurti tha se ky vend, ky oborr, strukturat ndërtimore të këtij burgu, kjo tokë dhe e tërë hapësira përreth, përbëjnë një nga zonat më të rënduara me përjetime vuajtjesh dhe vdekjesh njerëzore në tërë Kosovën.
“Zbulimi i masakrës së Dubravës, është para së gjithash zbulim i vendeve ku ajo ngjau, i kufomave të viktimave dhe i dëshmive të rrëfyera nga dëshmitarët. Masakra e Dubravës, filloi të zbulohej qysh në ditët e para pas luftës” u shpreh Kryeministri Kurti.

Teksa rikujtoi gjithë kronologjinë e ngjarjes së tmerrshme, kryeministri theksoi se më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa ishin grumbulluar në Burgun e Dubravës, një u zhduk, politikani dhe profesori Ukshin Hoti, që edhe sot vazhdon të jetë mes të zhdukurve me dhunë; 117 të burgosur u vranë, kurse mbi 300 të tjerë u plagosën, prej tyre rreth 185 rëndë.
“Por zbulimi i Masakrës së Dubravës është zbulim edhe i kryerësve të kësaj masakre, i planifikuesve të skenarëve të saj, i urdhërdhënësve dhe i zbatuesve. Të 117 të vrarët në këtë burg, varret e tyre dhe mungesa e tyre mes nesh, janë dëshmia më e pamohueshme e këtij krimi shtetëror; shumica e të mbijetuarve të kësaj masakre janë gjallë dhe plot prej tyre janë sot këtu bashkë me neve e mes nesh, të cilët kanë dëshmuar dhe që mund të dëshmojnë këtë krim të kryer nga shteti i Serbisë; disa prej tyre kanë botuar libra me dëshmitë e tyre; shumë prej tyre kanë dhënë intervista, dokumente, fotografi, të tjera fotografi satelitore të vendeve të NATO-s po ashtu mund të shtohen si dëshmi të pakontestueshme të kohës për hetimin e skenarëve të këtij kapitulli kriminal të projekteve të Serbisë për spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë” shtoi ai, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

taraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairmarsbahis girişvaycasinocanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvcanlı maç izledizipalselçuksportsjustin tvdeneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusu veren siteleriptvtaraftarium24justin tvselçuksportsdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlemarsbahis girişmarsbahis girişmarsbahisdizipalselcuksportshdmarsbahispusulabetvdcasinoimajbetsahabetmarsbahisholiganbetholiganbet girişvdcasinopusulabet girişsahabetonwinholiganbetjojobetcasibomcasinolevantonwinmarsbahisjojobetbets10bets10sahabetjojobetgrandpashabetjustin tvmarsbahisdizipaldeneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelerdizipaljustin tvnatobetnatobetjojobetjojobetcasibom girişcasibom girişgrandpashabetbets10grandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren SitelerCanlı Casino Sitelerisahabetjojobetgiftcardmall balancelisanslı casino siteleriGrandpashabet Girişsuperbetinbetciosuperbetinmarsbahisholiganbetgrandpashabetjojobetmarsbahisonwinholiganbettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisdinamobethaber siteleritürkiye yasal bahis siteleridinamobetcasino siteleribets10grandpashabetbetciocasinolevantdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlejojobetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisgiftcardmall/mygiftDeneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercanlı casino siteleriGrandpashabetGrandpashabetistanbul escortjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetmarsbahis girişjojobetjojobetpusulabetjojobetiptviptv satın al