26/12/2024

39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në rastin “Toka”, lirohen Azem Syla dhe 8 tjerë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj Azem Sylës dhe 17 të akuzuarve tjerë në rastin “Toka”. Ish-deputeti Syla, Gazmend Gashi, Avni Maxhuni, Elheme Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj, u liruan nga akuzat. Ndërsa, Shaban Syla, Shpresim Uka, Lubisha Vujoviq, Ilaz Syla, Arton Vila, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Sabedin Haxhiu dhe Vidosav Novakoviq, u dënuan me 39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë (së bashku).

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Azem Syla dhe Gazmend Gashi u liruan nga akuza për krim të organizuar dhe mashtrim. Po ashtu, Azem Syla, Shpresim Uka dhe Gazmend Uka lirohen nga akuza për shtytje në vepër penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, F.G, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.

Gjithashtu, të pandehurit akuzoheshin se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive. Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...