21/12/2024

48 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.

Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës, datës 18 prill 1978.

Në fillim veprimtarinë e saj, ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik, më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Eko­no­mik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrome­teorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.

ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe arteve, dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.

Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe Arteve të Jugo­sllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij.

Përmes atij Unioni, ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare, shkruan KP.
ASHAK në atë kohë kishte tri seksione: Sek­sionin e Shkencave Shoqërore, Seksionin e Shken­cave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë, Letër­sisë dhe Arteve.

Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.

Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të the­melohej për shkak të trysnive politike dhe tenden­cave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.

Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike, si dhe angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...