16/10/2025

6 milionë euro janë paguar vetëm për mbrojtjen e Thaçit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka reaguar lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale dhe gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sallahu në një reagim në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë, në vazhdimësi ka mbështetur financiarisht mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës.

“Ministria e Drejtësisë, gjatë pesë viteve të fundit, ka shpenzuar rreth 35 milionë euro për pagesën e avokatëve dhe shpenzimeve të tjera, me qëllim që të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat inekzistente”, ka shkruar Sallahu.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë ka theksuar se vetëm për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti ka paguar rreth 6 milionë euro mbrojtje ligjore.

“Ne, si qeveri, jemi duke mbuluar aspektin financiar, ndërsa të akuzuarit po vuajnë mungesën e lirisë si pasojë e mbështetjes, themelimit dhe gjykimit të padrejtë nga një gjykatë që gjykon etnikisht dhe padrejtësisht”, është shprehur Sallahu.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...