Më 11 janar 1946 Shqipëria u shpall Republikë.
Pas daljes së vendit nga Lufta II Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme. Kësisoj, për të sjellë ndryshimin e regjimit të qeverisjes, u organizuan zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, në të cilat u zgjodh fitues Fronti Demokratik (ish Fronti Nacional-Çlirimtar), organizata politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pas mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.
Enver Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Shqipërisë, shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. Njëkohësisht ai, u shpall de jure dhe de facto si udhëheqësi i padiskutueshëm i Shqipërisë komuniste. Shpallja e Republikës Popullore të Shqipërisë, u bë në një seancë të posaçme parlamentare e cila u propozua nga deputetët e Vlorës me në krye Hysni Kapon./rti