07/03/2026

963 shtetas të Kosovës gjenden aktualisht në Lindjen e Mesme

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të dhënat mbi numrin dhe gjendjen e kosovarëve i ka bërë të ditura Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës përmes informacioneve që ka grumbulluar nga misionet diplomatike.

Ministria ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme, me qëllim të përcjelljes së gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme.

Sipas të dhënave më të fundit:

Në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Republikës së Kosovës; në Arabinë Saudite 331 qytetarë; në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezident dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot më datë 02.03.2026; në Katar 75 qytetarë; në Kuvajt përafërsisht 60 qytetarë; në Bahrein 4 qytetarë; dhe në Oman 2 qytetarë.

“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”- njofton Ministria.

Ministria ka bërë të ditur se është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme.

Megjithatë, sipas MPJD-së, institucionet vendore të të gjitha shteteve të rajonit, rekomandojnë dhe udhëzojnë që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, deri në qetësimin e plotë të situatës së sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...