Ecja në këmbë është forma më e popullarizuar e ushtrimeve – dhe sjell një sërë përparësish. Mirëpo rrallë mendojmë për atë se si ecim
Atë që duhet të dini është që mënyra me të cilën ecni është e lidhur drejtpërdrejt me atë se sa dobi keni nga ky aktivitet.
Ekipi i shkencëtarëve nga Britania e Madhe i ka kaluar gjashtë vjet në hulumtimin e 420.000 njerëzve të moshës së mesme.
Në fillim të hulumtimit askush nga vullnetarët nuk ka treguar shenja të sëmundjes së zemrës.
Ekipi ka kërkuar nga vullnetarët që të vlerësojnë hapin e tyre tipik të ecjes si të ngadalshëm, stabil apo të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Vullnetarët kanë bërë edhe testin e ushtrimeve në laborator në mënyrë që hulumtuesit të vlerësonin nivelin e gatishmërisë fizike.
Në bazë të të dhënave ekspertët kanë përfunduar që këmbësorët e ngadalshëm kanë pasur rrezik të dyfishtë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës./tlg






