19/04/2026

Mustafa(PDK), Institucioni i Trustit mbetet pa bord përderisa mjetet financiare po shënojnë rënie

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se vlera e mjeteve të Trustit po vazhdon me rënie të theksuar.

Në këtë situatë ai e ka përmendur mungesën e bordit të Trustit Pensional të Kosovës, si organ vendimmarrës.

“Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie të theksuar, ndërsa Bordi Drejtues i Trustit, i cili është organi kryesor vendimmarrës në këtë institucion vazhdon të jetë jofunksional si pasojë e moszgjidhjes së anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi i Kosovës”.

“Ngathtësia e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre po rrezikon seriozisht kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...