Paul Pogba sot (15 mars) i ka mbushur 30 vjet dhe Juventusi ka konfirmuar se ai mbetet lojtar i rëndësishëm për Zonjën e Vjetër.
Francezi ka pasur probleme me lëndime dhe ka munguar në 34 ndeshje këtë sezon për Bianconerët, derisa ka luajtur vetëm 35 minuta në dy takime të Serie A.
Ai u rikthye në Torino si lojtar i lirë në verën e kaluar, mirëpo u detyrua të operohej për ta zgjidhur një problem afatgjatë.
Edhe pse ia nisi të luante në përpjekje që ta kthente formën e tij fizike, mesfushori ka pësuar një tjetër lëndim dhe do të mungojë përsëri së paku deri në prill.
Derisa ka pasur spekulime se Juve mund t’ia ndërpresë kontratën, klubi e ka bërë të qartë se nuk planifikon ta largojë.
Telegrafi/






