08/07/2025

Ali Sefajt i del punë edhe me Donika Gervallën: borllog e ka ba, po na kthen në vitet 2008 – 2013

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Ministria e Punëve të Jashtme, prej qe ka ardhë Donika Gervalla sa i përket lobimit dhe stafit diplomatik borllog e ka ba.
Jo qe ka qenë për lavdatë por nuk ka qenë në këto permasa të degradimit të shërbimit diplomatik të Kosovës.
Se si janë emruar diplomatet qe prej shpalljes se pavarësisë e din secili dhe këtu ka të drejtë Donika Gervalla. Por ajo qe nuk e di Donika dhe nuk do që t’ia di, sa është demi qe i shkakton diplomacisë, reputacionit qe ka shteti ynë tek vendet qe kemi ambasada.
Një numer i konsiderushem i diplomatëve në momentin e emrimit ishin siç thotë Donika Ose me keq, por ajo harron qe për 10 – 15 vite njerëzit avancojnë, trajnohen dhe bëhen të aftë për detyrat të cilat i kanë marrë.
Pra Donika po na kthen në vitet 2008 – 2013 duke larguar diplomatet qoftë edhe të emruar me të njofshem dhe pa plotesuar kërkesat e nevojshme, me staf qe edhe sot nuk i plotësojnë kërkesat, por vetëm pse janë të linjës politike, servil, ose qe rrejdhin nga familje qe i kanë shërbyer me devotshmëri Serbisë dhe Jugosllavisë.
Kosova qe nga pavarësia lengon në mungesë të politikës se jashtme, por tani kemi prekur fundin, jemi në stadin qe s’kemi fare politikë të jashtme.
Problemi akoma me i thellë bëhet qe pushteti as qe lodhët për këtë punë, ndërsa opozita është e përhumbur dhe jo kredibile.
Dje e kërkonim dritën, sot na ka humbur edhe kahja në tunel”, ka shkruar Sefaj në facebook.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...