07/07/2025

Funksioni tradicional i shadërvanëve!!!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Fjala “shādırvân” vjen nga fjala persiane “shādurbān” (çadër/tendë). Në turqisht, kjo fjalë ka kuptimin e një ndërtese arkitekturore. Pra, shadervani është një ndërtesë, shpeshherë e mbuluar me kupolë, në të cilën rrjedh uji. Në botën islame, shadervani i ndërtuar përpara xhamive nuk u ndërtua për qëllime dekorative, por ai shërbeu për qëllime praktike, pra për marrjen e abdesit.
Tradita e ndërtimit të shadervanëve pranë xhamive ka ekzistuar që në vitet e para të historisë islame dhe ka qenë pjesë e pandashme e kulturës dhe shoqërisë islame. Ndërsa në kohën e Perandorisë Osmane, ndërtimi i shadervanëve u përhap dhe u përpunua edhe më shumë, duke përfshirë dizajne dhe dekorime të ndërlikuara.
Megjithatë, shadervanët kanë qenë dhe janë pjesë integrale e xhamisë dhe funksioni praktik që ata shërbejnë nuk mund të injorohet. Kjo traditë e vjetër është duke u ruajtur me kujdes dhe duhet të vazhdojë të mbahet për brezat e ardhshëm.
p.s. Si qëllim dytësor mund të përmendim se shadervanët ofronin një hapësirë ku njerëzit mund të mblidheshin përpara dhe pas lutjeve, të shoqëroheshin dhe të përfshiheshin në biseda. Zhurma e ujit që rrjedh nga shadërvani, besohej se kishte një efekt qetësues dhe ndihmonte në krijimin e një atmosfere paqësore.
Përgatiti: Dr. Fahri Avdija
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...