Më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është konfirmuar sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ky proces gjyqësor do të fillojë të hënën në orën 09:00 me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë.
Në konferencë është bërë e ditur se deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë.
Ndërsa, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë tri orë për fjalën e saj hyrëse, ekipi i Kadri Veselit 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.






