23/12/2024

Për herë të parë nga paslufta, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi të enjten se Policia e Kosovës ka filluar sot patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Në një postim në Facebook, Sveçla shkoi se kjo po ndodh për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor.

“Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, tha ministri.

Ndryshe, Liqeni i Ujmanit është artificial dhe shtrihet në veriperëndim të Kosovës, ndërsa një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë.

Për rëndësinë e këtij liqeni në vitin 2018 ka folur në një intervistë për Telegrafin, Arbëror Prekazi, ish drejtor i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, tashmë pensionist. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...