23/04/2026

Kur ofendimi fshihet në emër të “Lirisë së shprehjes”!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Kur ofendimi fshihet në emër të “Lirisë së shprehjes”!
Nëse ne ofendojmë, shajm, në emer te lirisë së shprehjes, japim një mesazh të keq te rinia, nxënësit, studentët, ku edhe ata gjoja në emer te saj, mund të ofendojnë, bullizojnë njëri tjetrin!
E tani ku po mbet fushata jonë, kundër ofendimit, bullizmit, fyrjeve në shkollat tona?!
Liria e shprehjes nuk ta jep lirin e ofendimit, bullizimit, fyrjeve.
Në kushtetuten e Kosoves, dhe Kodin Penal, janë sqaruar mirë këto të drejta. Ku liria jote perfundon, atehere ti kur e cenon lirin e tjetrit, si dhe kur parandalohet, nxitja e urrejtjes kombetare, racore, fetare.
Prokuroria duhet nis hetime ndaj psudo-analistit Valon Syla, ku po nxite dhune ndaj vetes e tjerve, ku simbas kodit penal, denohet me gjobë ose me burgim deri ne pesë (5) vjet.
Sepse sa është e keqe dhuna, është edhe nxitja që e shkakton dhunen.
P,s, për korrektësi po i postoj edhe Nenet e Kushtetutes dhe Kodit Penal të Republikes së Kosovës.
Neni 147
Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare,
racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila
mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet
Neni 40 [Liria e Shprehjes]
2. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme
për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes
racore, kombëtare, etnike ose fetare.
Shkruan: Besart Krasniqi, asambleist i VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...