Aktivisti i Shoqërisë Civile, Agron Demi nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se këtë vit i ka ndodhur shpesh të hyjë në lokale dhe e të mos shërbehet me arsyetimin se nuk shërbejnë deri pas iftarit.
Ai madje ka thënë se në lokale ka raste kur ka vazhdimisht këngë fetare.
Demi ka thënë se bizneset janë private dhe pronarët e tyre mund të mbajnë çfarëdo religjioni, por ato operojnë sipas rregullave të shtetit që është laik dhe duhet të operojnë me orar me të cilin kanë marrë leje për operim.
“Në një shtet laik e demokratik, inspektorati i tregut do duhej të inspektonte edhe këtë praktikë të punës së bizneseve.”, ka thënë Demi.
Nuk më ka ndodhë më shpesh se këtë vit me hy me ndonjë lokal e me më thanë që nuk shërbejnë deri në iftar, ose me hy në lokale që konstant lëshojnë këngë fetare…
Bizneset janë private dhe pronarët e tyre munden me mbajtë çfarëdo religjioni që dëshirojnë, por ama këto biznese operojnë sipas rregullave të një shteti laik dhe duhet të operojnë me atë orarë me të cilin kanë marr leje për operim, e duhet me llogaritë që jo të gjithë konsumatorët e tyre janë religjioz ose i takojnë besimit të pronarëve.
Në një shtet laik e demokratik, inspektorati i tregut do duhej të inspektonte edhe këtë praktikë të punës së bizneseve./rti