Vazhdojnë reagimet për sulmin ndaj gazetarit kontravers Valon Sylës i cili u sulmua fizikisht nga tre përsona.
Nga reagimet e shumta është edhe i gazetarit, ish-pronarit të gazetes Express, Berat Buzhala i cili për më shumë se një dekad ka përdorur të gjitha mekanizmat mediatik për të sulmuar muslimanët, në theks të veçantë hoxhallarët më eminent në Kosovë dhe rajon.
Shpifje,shantazha e tallje me institucionin e Bashkësisë Islame, pastaj me hoxhallarë duke mos i kursyer as vajzat me shami.
Nga postimet e shumta të Buzhalës është edhe kjo fotografi ku tallet me vajzat me shami duke i quajtur çadra raporton RTI
Tallje të tilla ani pse i ka limituar, kolegët e Buzhalës po i vazhdojnë ndonëse në forma të tjera.
Kujtojmë se Valon Syla kishte ofenduar Bashkësine Islame në krye me myftiun Naim Ternava, pastaj duke përdorur fjalor denigrues e përçarës ndaj hoxhë Mazllam Mazllamit dhe muslimanëve në përgjithësi/RTI